Qytetari debaton me Ramën: Per 1 kotec pulash të vjen IKMT, Rama: Llafet në hava s’më…

Jugulajm.net
1 Min Read

Kryeministri Edi Rama debatoi me një qytetar në takimin që po mban në ish Uzinën e Autotraktorëve, i cili u ankua se edhe për të bërë një kotec pulash, inspektorët kërkojnë shumë të mëdha parash.

Rama i tha se duhet të përmendë emra dhe se së bashku do t’i denoncojnë këtë rast korrupsioni.

Replikat:

Qytetari: Po vijmë shumë, rrugët gropa gropa, s’po them për legalizimet se e kam bërë vetë, s’ma ka bo as PS as PD besoj e kupton si e kam bërë si gjithë të tjerë, a ka mundësi të na ndihmoni për rrugën, mos të rrimë duke ndrru gomat e makinave. Në momentin që do të bësh kotec pulash të vjen IKMT IMT, polici bashkiake, njëri 5 mijë, tjetri 5 mijë, 20 mijë euro, shihe vetë këtë.

Rama: Këto llafet në hava si kam qejf, duhet ta denoncosh se ndryshe nuk mundet të funksionojë kjo punë që të flasësh në hava dhe ti ngarkosh të gjithë me përgjegjësi, nuk e përjashtoj se ka individë të tillë, policia janë 9 mijë vetë, s’mund ti ngarkosh.

Share This Article