Nga Adriatik Dosti
Lidheni! Po, lidheni përpara se të na djegë të gjithëve! Sa nuk na ka përpirë flaka që ka ndezur vetë mbi këtë vend, ndërsa ai ngroh duart me qetësi kriminale në zjarrin që po përvëlon Shqipërinë dhe shqiptarët.
Janë mbi 12 vite që ky i çmendur mendor – që duket sikur ka dalë fshehurazi nga psikiatria – po bën kërdinë në çdo institucion, mbi çdo qytetar, mbi çdo shpresë. Është koha t’i gjeni vendin e duhur: në një izolim të plotë, institucional, ligjor dhe moral. Sa pa qenë vonë. Sot! Jo nesër. Sepse nesër do jetë vonë. Tmerresisht vonë.
Urgjentisht, bllokojeni KQZ-në dhe largoni kelyshin e tij, Ilirjan Celibashin, nga atje. Kërkoni me forcë ndërprerjen e menjëhershme të fushatës më fyese, poshtëruese dhe denigruese që është zhvilluar ndonjëherë në këtë vend. Rama nuk ka problem vetëm me Berishën, PD-në apo kundërshtarët politikë – ai ka shpallur luftë të hapur ndaj të gjithë shqiptarëve. Ai e urren këtë vend. Ai e përçmon këtë popull.
Çdo ditë, ai bën thirrje absurde: qytetarëve u kërkon të votojnë për të ose të mbyllen në shtëpi. Gruas shqiptare i sugjeron të kushtëzojë dashurinë me votë. Të divorcuarat i cilëson si “preferencë personale”. Meshkujt i etiketon si “impotentë”, fëmijëve e adoleshentëve u sugjeron të kërkojnë foto nudo të tij ose porno. Tani së fundmi, guxon dhe i quan edhe “autikë” ata që nuk e votojnë. Çfarë krimineli institucional i lejohet të flasë kështu në një vend të civilizuar?
Ky delirant batutaxhi nuk lë fjalim pa përmendur “keneta, bufa, zhaba, mocale, gjarpërinj, llum, kazanë”. Nuk është më metaforë – është halucinacion publik, verbal dhe i rrezikshëm.
Dy ditë më parë, politikania e njohur gjermane Doris Pack i kërkoi zyrtarisht BE-së dhe Parlamentit Europian të ndërhyjnë. Jo thjesht për zgjedhjet, por për ndaljen e një lideri të çmendur që po çon drejt shkatërrimit një komb të tërë.
Prandaj mjaft është mjaft! Rama i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe, të gjitha kufijtë e ligjshmërisë, moralit dhe arsyes. Është koha që populli shqiptar të ngrihet në këmbë – jo vetëm në protesta, por në ndërgjegje. Të ngriheni edhe nga varri, po të jetë nevoja, për të mbrojtur vendin tuaj nga fundi i pashmangshëm që po afron.
E padurueshme, e pafalshme, e patolerueshme është që një i sëmurë mendor, një hajdut, një kriminel, një bandit verbal dhe institucional të tallet me Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ndaj: ndalojeni sot! Rrëzojeni sot! Përndryshe, 11 maji do jetë thjesht një funeral i dinjitetit kombëtar.




