Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë, ku një shtetas ka përplasur aksidentalisht me mjet vajzën e tij 4-vjeçare.
E mitura ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.




