Protesta e qytetarëve për vdekjen e Jonada Avdiut në plazhin e Potamit nga polici Arjan Tase është zhvendosur te Presidendca. Pasi qytetarët bënë thirrje ndaj presidentit Bajram Begaj se nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje tragjike i kanë bërë ultimatum kryeministrit Edi Rama.
Në ultimatumin e tyre, qytetarët kërkojnë që brenda 72 orëve, Rama të shkarkojë menjëherë nga detyra dy ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro pasi ishin paralajmëruar edhe më parë për rrezikshmërinë e mjeteve lundruese në bregdetin shqiptar.
Deri më tani qytetarët kanë kërkuar që ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit të jepnin vetë dorëheqjen, por duke ditur se kjo gjë nuk po ndodh ata i kanë bërë ultimatum Ramës.
Nëse nuk respektohet ultimatumi i tyre ata kanë paralajmëruar protesta të tjera në ditët në vijim.