FOTO/ Aksident, makina përplaset me kamionin, plagosen shoferja dhe një fëmijë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, ku një automjet është përplasur me një kamion në aksin Elbasan–Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë.

Paraprakisht raportohet se e plagosur ka mbetur drejtuesja e autoveturës dhe një fëmijë të cilët po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes është krijuar edhe trafik në segmentin ku ndodhi përplasja.

Share This Article