Makina merr flakë në Tërbuq, zjarri përhapet me shpejtësi drejt Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël

Jugulajm.net
1 Min Read

Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ndërsa zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në terrenin përreth.

Sipas MZSH-së Gjirokastër, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, të favorizuara nga bari dhe shkurret e thata, si edhe nga era.

Zjarri është përhapur në drejtim të Labovës së Madhe dhe Labovës së Vogël, duke rrezikuar përhapjen më tej drejt zonave të banuara.

Në vendngjarje është angazhuar i gjithë efektivi i MZSH-së Gjirokastër, i cili po punon për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse po vijojnë ndërhyrjen për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar afrimin e zjarrit pranë banesave.

Share This Article