LAJM I FUNDIT/ Libohovë, fëmija 5-vjeçar rrëzohet nga lartësia, dërgohet urgjentisht në Tiranë

Jugulajm.net
1 Min Read

Rrezohet nje femije 5 vjeçar nga lartesia e nje ndertese, shkon me urgjence per ne Spitalin e Traumes ne Tirane.

Ngjarja ka ndodhur ne Libohove, ku 5 vjeçari Y.I., teksa luante me motren e tij te mitur, i ka shkare kemba duke rene nga nje lartesi gati 3 metra.

I mituri eshte derguar me urgjence per ne Spitalin e Gjirokastres, e me pas per nderhyrje me te specializuar eshte derguar ne Tirane.

Informohet se fatmiresisht gjendja e tij eshte e stabilizuar dhe jashte rrezikut per jeten.

Njoftimi i policisë:

Libohovë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në Libohovë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga tarraca e një banese njëkatëshe, një shtetas i mitur, 5 vjeç, i cili u transportua për në Spitalin e Traumës, Tiranë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article