SPAK i kërkon drejtuesve të fb-së, ku logohet Arben Ahmetaj

Jugulajm.net
1 Min Read

Nga arratia Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qëndrore të kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg e që ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

Në disa raste interpol dhe europol kanë lokalizuar personar e kërkuar duke gjurmuar rrjetet sociale.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur