Aksident brenda në tunel, humbin jetën 2 persona

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur në tunelin e Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Deri më tani mendohet se kanë mbetur të vdekur 2 persona nga përplasja.

Dyshohet se viktimat janë nga Kosova.

Kjo ka bërë që të bllokohet edhe njëra prej lëvizjeve të tunelit duke krijuar radhë dhe vështirësi në qarkullim.
Share This Article