Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Ballukun, tashmë vendimi i fundit është ai i Këshillit të Mandateve, për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj nga SPAK.
Sipas raportimeve në media, mbledhja e Mandateve pritet të mbahet javën e ardhshme ku do të shqyrtohet kërkesa e dorëzuar më 16 dhjetor nga Prokuroria e Posaçme, për arrestimin e aleates së Ramës.
Deri tani Këshilli i Mandateve ka zhvilluar vetëm një mbledhje, 3 ditë pas dorëzimit të kërkesës nga SPAK, pra më 19 dhjetor, ku pas 5 orësh mbledhje nuk u mor asnjë vendim, vetëm u shty mbledhja e radhës.
Tentativa e 2-të me urdhër të Peleshit 28 janar u thirr por me kërkesë të socialistëve u shty pasi socialistët pretendonin se duhet një vendim nga Kushtetuesja në mënyrë që merrej më tej një vendim për imunitetin e Ballukut.
Pas mbledhjes së Këshillit, janë në dispozicion 2 javë kohë që Këshilli të prezantojë raportin që do të votohet në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut.
Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Këshilli, nëse do ti heqë ose jo imunitetin Ballukut për ti hapur rrugë, SPAK për arrestimin e saj.




