Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka vendosur tre objektiva si drejtues i ri. Hoxha u shpreh se për herë të parë ka vendosur në objektivat e tij edhe dhënien e mundësisë për efektivet vajza që garojnë dhe marrin poste drejtuese.
Objektivi i parë ka të bëjë me ndryshimet në policinë e shtetit, ku është hapur gara për postin dhe janë në dispozicion 7 ditë kohë për të hedhur kandidaturën.
Së dytë është projekti Smart City, i cili do të monitorojë 20 qytetet më të mëdha të vendit me kamera të cilësisë maksimale. Ky projekt do ti shërbejë sigurisë publike, sidomos në institucionet kyçe si shkollat.
Dhe së treti është karta digjitale, e cila pritet shumë shpejt të ofrohet si shërbim nga kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, “Identitek”. Përmes saj, qytetarët shqiptarë kanë në celularin e tyre një identifikim digjital, i cili u mundëson aplikimin me shumë lehtësi dhe që gjithë kohës e ka me vete, duke shmangur problemin e “harrova kartën në shtëpi”.