VIDEO/Mbrëmje artistike kushtuar kompozitorit të madh gjirokastrit, Feim Ibrahimi

Jugulajm.net
1 Min Read

“Udhëtim në fëmijëri” – ishte mbrëmja artistike kushtuar emrit dhe krijimtarisë së kompozitorit të njohur gjirokastrit, Feim Ibrahimi, në kuadër të 90 vjetorit të lindjes së tij.

Artëdashesit gjirokastritë për rreth 120 minuta ndoqën dhe shijuan programin artistik nën interpretimin e nxënësve dhe pedagogëve të Shkollës Artistike në qytetin e gurtë, që mban pikërisht emrin e tij, si dhe të artistëve të mbërritur nga Tirana si Artur Vera, Laura Llozi, Rejsi Prosi dhe Etrita Ibrahimi, e bija e kompozitorit të njohur.

Feim Ibrahimi lindi më 20 tetor të vitit 1935 në Gjirokaster. Ai ka qenë një ndër kompozitorët e parë që studioi në mënyrë eksluzive brenda vendit, ku në vitin 1962 u rregjistrua ne Konservatorin e sapokrijuar të Tiranes nën drejtim e Tish Daisë.

Për meritat dhe kontributin e tij, artisti Feim Ibrahimi është vlerësuar në vitin 1989 me titullin më të lartë artistik “Artist i Popullit”. Muzika e tij shtrihet në të gjitha zhanret, përfshi edhe atë në filmat e Kinematografisë shqiptare. Feim Ibrahimi u nda nga jeta më 2 gusht 1997 në Itali duke lënë pas një thesar të çmuar në jetën dhe artin shqiptar.

Share This Article