Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, 36- vjeçari, Zamir Meta. I dyshuar për abuzim seksual me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, Meta do të japë dëshminë e tij para trupit gjykues.
Para uniformave blu, babai i shtatë fëmijëve ka pohuar se ka abuzuar me vajzën e tij vetëm një herë, ndërkohë që ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik.
Meta u vu në pranga dje, 1 korrik, pasi e mitura ishte larguar nga shtëpia duke kërkuar ndihmë te fqinjët. Ajo kishte rrëfyer abuzimin e rëndë, që sipas saj ka nisur kur ajo ishte vetëm 5 vjeç.
Nëna e të miturës deklaroi se nuk kishte pasur asnjë dijeni për këtë akt monstruoz, duke thënë para gazetarëve se bashkëshorti i saj “meriton të kalbet në burg”. E mitura është dërguar në Tiranë, ku po trajtohet në një qendër rehabilitimi.




