Gjyqi, shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës

Jugulajm.net
1 Min Read

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili nuk ishte prezent në sallë.

Në deklaratë nuk është caktuar ora dhe data për arsyen e mosprezencës. Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.

“Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pa shprehur vullneti i tij.”

Ish-kryebashkiaku i Himarës, u arrestua për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut.

Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri.

Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.

Share This Article