E moshuara gjendet e pajetë, dyshohet se…

Jugulajm.net
0 Min Read

Gjendet e pajetë një 86-vjeçare. E moshuara ishte larguar një ditë më parë nga banesa e saj në Lushnje. Sipas policisë është gjetur nga familjarët pa shenja jete në një kanal në fshatin Eskaj në Lushnje.

Nga hetimet dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Share This Article