Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka folur për herë të parë gjatë prezantimit të nismës ligjore për ndryshimet në nenin 242 dhe për dorëheqjen e Belinda Ballukut. Rama ka thënë se ministrja e ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen dhe ai nuk e ka pranuar.
Rama: Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen. I kam atje. Herën e parë ma dorëzoi dorëheqjen kur u ngrit akuza, herën e dytë kur u mor vendimi i pezullimit dhe herën e tretë kur Kushtetuesja nuk mori vendim. Por unë nuk i kam pranuar.




