Piskova ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar ASHM-PD.
Problematikat me të cilat ndeshet kjo njësi administrative, kanë qenë në fokusin e diskutimit dhe denoncimit nga ana e banorëve tek kandidatët për deputetë të opozitës Prof.Dr Tritan Shehu, Bajram Hysa, Arben Ristani dhe Alma Kore.
Banorët e Piskovës kanë denoncuar tek kandidatët e opozitës, problematikën e ndotjes së ujit të pijshëm dhe të djegijes së mbeturinave në vendgrumbullimin pranë këtij fshati.
Drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, ka bërë fajtore për këtë problem, ministren e linjës dhe deputeten e zonës Mirela Kumbaro e cila po helmon banorët dhe njëkohësisht dëmton zonën e mbrojtur sikurse është lumi Vjosa.
Banorët kanë apeluar për zgjidhjen e kësaj problematike që është në kushtet e emergjencës.
Ndërkaq edhe kandidatët për deputetë të PD për Qarku Gjirokastër Bajram Hysa, Arben Ristani e Alma Kore, kanë mbështetur kërkesat e banorëve të Piskovës, duke u premtuar se kjo situatë do të marrë zgjidhje emergjente fill pasi PD të vijë në pushtet. Ndaj është imperative vota për nr 1 pasi në këtë mënyrë, problemet sociale dhe ato që dëmtojnë shëndetin e njerëzve dhe ambjentit, do të marrin dimension zgjidhjeje të karakterit emergjent.



