Mundje, nderohen medalistët europianë për Shqipërinë, Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov

Jugulajm.net
1 Min Read

Mundja kuqezi nderon dy medalistët e Europianit 2025, Chermen Valiev dhe Zelimkhan Abakarov. Valiev solli në Shqipëri titullin e kampionit të Europës, teksa Abakarov mori bronzin kontinental.

Pas bronzit olimpik, ishte titulli im i parë i madh, ëndërroja të isha në podium dhe të këndohej himni shqiptar. Kjo është shtëpia ime e dytë. Nuk e mendoj episodin gjatë ceremonisë, po shijoj medaljen e artë. Tani dua titullin botëror dhe natyrisht synimi madhor është ari në Olimpiadë”, u shpreh Valiev.

“Jam i lumtur që kthehem te medaljet në arenën ndërkombëtare. Është një arritje që më motivon përpara Kampionatit Botëror. Kam qenë kampion bote për Shqipërinë në vitin 2022 dhe synoj të shpallem sërish”, tha Abakarov.

Arritjet i vlejnë të tashmes, por edhe të ardhmes së mundjes shqiptare.

Vlerësimi për dy kampionët u bë gjatë Kupës së Shqipërisë, ku morën pjesë 70 mundës.

Share This Article