Informacionet me te fundit konfirmojne jo plotesisht nje fakt mjaft shqetesues.
Ate te bullizimit te 17 vjeçarit qe i dha fund jetes mesditen e sotme ne ambjentet e baneses, ku jetonte me te ëmën dhe dy motrat e tij. Ngjarja ka ndodhur larg vemendjes se kryefamiljares se shtepise, e cila e luan kete rol ne kushtet kur i ati i Vehipit, eshte ne emigracion per te siguruar te ardhura per familjen.
Kjo familje pese anetaresh, ka qene para disa kohesh ne Sarande dhe aty pati kaluar nje kohe relativisht jo te gjate. Me pas jane kthyer ne Gjirokaster. Nga deshmite e siguruara nga Jugulajm, behet e ditur se 17-vjeçari ka qene preh e bullizimit, kur ndiqte shkollen 9 vjeçare ne qytetin e Sarandes. Kjo ishte kthyer ne shqetesim per te dhe familjaret e tij, aq sa u detyruan qe te largoheshin nga Saranda dhe te ripozicionoheshin ne fshatin e tyre Valare.
Deri me tani te pakten ndoshta dhe eshte heret, qe te thuhet se Vehipi te kete qene viktime e bullizmit ne Gjimnazin “Siri Shapllo”, nga ku dhe ishte pjestar i tij.
Mesohet se ishte ndoshta nga te vetmit nxenes qe ulej dhe mesonte ne raport me shoket e tjere te klases.
Vetevarja e Vehip Peçit eshte kembane alarmi per vete Gjimnazin ”SIRI SHAPLLO” dhe jo rastesisht ne dy muaj jane shenuar 2 vetevarje, ku ne fillim te shkurtit u vetevar, po ne banesen e saj nxenesja e kesaj shkolle, Irsa Muçollari, ndersa sot 17-vjeçari Vehip Peçi.
Paturpesisht, ashtu sikurse ne rastin e Irsa Muçllarit, Faqja Zyrtare e Gjimnazit ne fjale, nuk ka shkruar dy rreshta per kete ngjarje, por eshte mjaftuar, duke shperndare projeksione politike te ministres se linjes, Ogerta Manastirliu.