Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Valare të Gjirokastrës.
Një 17-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V. P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare.
Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.