Gjendet i pajetë taksisti rreth 40-vjeç, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme, ku një shtetas është gjetur pa shenja jete në zonën e Oxhakut në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një taksist rreth 40 vjeç.

Burime nga hetimet e para bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, duke ngritur dyshime se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article