Procedohet 37-vjeçari, kanosi me armë zjarri 46-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 37-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja”.

Sipas policisë dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar me armë zjarri të cilën e posedonte pa leje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar, me armën e zjarrit të cilën e posedonte me leje. Për këtë rast, pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i 37-vjeçarit, për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share This Article