Itali, prangoset shqiptari 28-vjeçar, u kap me mbi 8 kg kokainë

Jugulajm.net
1 Min Read

Në prangat e policisë italiane ka përfunduar një i ri shqiptar pasi u kap me mbi 8 kg kokainë.

Guardia di Finanza e Parmës ka përfunduar një operacion, duke sekuestruar 8.4 kilogramë kokainë, duke vënë në pranga 28-vjeçarin shqiptar.

Arrestimi u bë pranë kryqëzimit të autostradës Parma, ku 28-vjeçari, banues në Langhirano, u ndalua teksa drejtonte një makinë.

Gjatë procedurave të identifikimit, i riu ka shfaqur shenja nervozizmi, duke ngjallur më tej dyshimet e efektivëve, sipas mediave italiane.

Gjatë një kontrolli më të plotë të automjetit, oficerët gjetën një mbulesë tapeti të instaluar posaçërisht që ishte ndryshe nga pajisjet origjinale të makinës.

Share This Article