Shkon për të vjedhur Manastirin e Kostarit, bie pa ndjenja, prangoset 34-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Shkon për të vjedhur në Manastir, arrestohet por do niset me urgjencë në Tiranë.

Një 34 vjecar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte pa ndjenja. E. M. 39 vjec, është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës, ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 34 vjecarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.

Share This Article