Mesditën e kësaj të shtune është zhvilluar seanca gjyqësore për të caktuar masën e sigurisë në ngarkim të 3 punonjësve të portit, lidhur me plotësimin fiktiv të dokumenteve për kalim mallrash.
Gjyqtarja Besjana Garxenaj vendosi arrest me burg për 2 doganierët, Denis Musaj dhe Egnis Gojani dhe për efektivin e policisë, Adelino Vila, si dhe arrest shtëpie për punonjësen civile, Alketa Kollçaku.
Tê gjithë akuzohen për shpërdorim detyre.
Bëhet fjalë për një konteiner me banane që shkoi deri në Shkozet dhe e detyruan të kthehej në port.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, duke shpërdoruar detyrat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar të dhëna të rreme në sistemet kompjuterike, me qëllim lejimin e kalimit pa kontroll doganor, të automjeteve dhe kontenierëve që transportonin mallra të kontrabanduara”, njoftoi policia.