LAJM I FUNDIT/Jugulajm zbulon mekanizmin e grabitjes së mandatit të Shyqyri Hysit nga Mirela Kumbaro

Jugulajm.net
4 Min Read

Nëse me Tërmet Peçin, Mirela apo ndonjë pas saj nuk e kruan shumë, se e di se çfarë i pret, hallka më e dobët për t’u ndeshur mes katër kandidatëve në garë për deputet të PS në Qarkun e Gjirokastrës është pedagogu, Shyqyri Hysi, me një karrierë gati 35 vjeçare në fushën akademike.

Për nga natyra profesor Shyqua, siç i flasin njerëzit, është i qetë, babaxhan, i thjeshtë, komunikues dhe i ngrohtë në raporte humane.

Pa dashur të analizojmë se nga erdhi kandidatura e profesor Shyqos për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë, Jugulajm.net ka zbuluar skemën, që do të përdorë Mirela Kumbaro për t’a djegur atë dhe që në vend të tij të fitojë PDH i saj.

Të verbuar nga kjo padrejtësi që po i bëhet profesor Shyqos si kandidati më i përgatitur akademikisht (pasi Mirela me profesion është mësuese e gjuhës frënge për klasat 9-vjeçare), anëtarë të shtabit elektoral në PS e Gjirokastrës, kanë informuar Jugulajm.net me skemën, që do përdorë Mirela për të djegur profesor Shyqon me qëllim mosdaljen e tij deputet.

E gjithë skema është e përqëndruar tek tryezat e numërimit në datat 11 dhe 12 maj.

Mirela ka bërë listën e numëruesve të turnit të dytë, ku rezultojnë të jenë 12 të tillë që kanë marrë orientimin, ku pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit për subjektet politike, ata do të inkuadrohen për leximin e votave të kandidatëve.

Hipotetikisht nëse PD nuk arrin dot të marrë deputetin e dytë, në PS do të ketë përplasje mes kandidatëve për numrin e votave.

Kjo nuk vlen për Tërmet Peçin, pasi ai padyshim do të dalë i pari me një parashikim kalkulues që ka bërë Jugulajm.net nga 10.000 deri në 14.000 vota personale.

Beteja do të jetë tek kandidati i dytë i listës së hapur të PS, ku do përplaset Shyqo Hysi me PDH e Mirelës.

Kjo e fundit e do patjetër PDH e vet në parlament, pasi është investimi i vet dhe kësisoj do përmbushë pazëllin që ka nisur më herët.

I gjendur përballë kësaj situate Shyqyri Hysi ka kërkuar, që te tryezat e numërimit të vendosë nga një përfaqësues të tij, çka e ka dhe Tërmet Peçi.

Këtu Mirela është acaruar dukshëm, saqë ka bërtitur në formë proteste para disa ditësh Shyqos “Rri urtë se nuk do të të lë asnjë votë”.

Keshtu, profesor Shyqua ka marrë vesh skemën e vjedhjes së votave personale nga Mirela për t’ia deleguar PDH të vet. Pra instrumenti që do të përdorë Mirela është ndikues dhe pezhorativ.

Vetë ata pak socialistë të ndershëm që kanë ngelur jashtë vathës së Mirelës, e kanë denoncuar këtë skemë të ndyrë, që dikton Kumbaro vetëm e vetëm që t’i japë vota të pamerituara PDH të vet.

Per kete ka angazhuar strukturat në Gjirokastër bashki dhe Përmet bashki, që në tryezat e numërimit të vendosë njerëzit më të besuar, që të deformojnë vullnetin e socialistëve te cilet besojnë tek profesor Shyqua, djke ia transferuar PDH të vet.

Kjo vetëm e vetëm që Shyqyri Hysi mos të dalë me shumë vota personale, pasi nuk përmbyllet pazëlli i Kumbaros i nisur qysh me herët, që PDH e vet t’a nxjerrë deputet me hir apo me pahir.

Share This Article