VIDEO/ Drama e pambaruar e Erlindës, gruas nga Dragoti që dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshorti

Jugulajm.net
2 Min Read

Kjo është Erlinda Haska, nënë e tre fëmijëve e dhunuar sistematikisht brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, i cili sot gjendet në qeli.

Erlinda theu heshtjen disa vjeçare, që e brrente përditë dhe vendosi të shprehej për kalvarin e vuajtjeve të përjetuara përgjatë viteve të martesës me ish-babanë e tre vajzave.

Erlinda ka vite që është kthyer në fshatin e saj të lindjes, qysh kur vendosi që të largohej nga banesa e të shoqit në Libohovë. Dhuna sistematike ndaj saj, përbuzjet që përjetonte, dhuna ndaj vajzave minorene që ushtronte ish i shoqi, trajtim çnjerëzor me bukën e gojës që i bënte ai, e detyruan atë që të merrte rrugën për t’u kthyer në Dragot, tek fshati i saj i lindjes.

Sot Erlinda së bashku me fëmijët e saj jetojnë në këtë banesë përdhese, që vetëm e tillë nuk mund të quhet.

Për nga vetë pamjet duket një ngrehinë, ku nga momenti në moment mund të zërë brenda vetë Erlindën, fëmijët e saj, dy vëllezërit, veti i pestë dhe nënën e saj të sëmurë.

Situata ekonomike është më shumë se e keqe. Trajtimi financiar prej 12 mijë lekësh që merr e ëma nuk arrijnë as për barnat që kurohet nga disa sëmundje.

Vetë kryefamiljarja e shtëpisë e dergjur në shtrat, flet për gjendjen shumë të rënduar ekonomike që përjeton kjo familje.

Nga ana e vet Administratori i Njësisë Qendër, Tepelenë, Leonidha Shumeli, premton trajtim financiar për Erlindën e dhunuar dhe kjo në kufijtë e lejimit të ligjit, ndërkohë që egzistojnë mundësi që Erlinda të nisë një punë për të siguruar të holla të mjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë ajo dhe vajzat e sëmura.

 

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur