Aksident i trefishte automobilistik ne aksin nacional “Ura e Leklit-Permet”.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare ne afersi te ktheses per ne fshatin Kodër, ku tre automjete jane perplasur me njeri-tjetrin si pasoje e lageshtise ne rruge.

Dy automjete kane qene me turiste te huaj. Pjestaret e nje familjeje franceze dhe pjestaret e nje familje polake, kane ngelur te lenduar si pasoje e ketij aksidenti te trefishte.

Nga rezultatet fillestare te hulumtuara nga policia rrugore, behet e ditur se automjeti tip Ford me targa polake EPI45EY ka goditur automjetin tip Volksvagen me targa AA641ZH e marre me qera nga familja franceze ne Tirane. E me pas ka perfunduar me perplasjen me automjetin tip Mercedez Benz me targa LE0010B drejtuar nga nje banor i zones.

Si pasoje e perplasjes jane demtuar jo lehte pjestaret e familjes franceze, 3 femije dhe nena e tyre te cilet u derguan me urgjence ne drejtim te Spitalit Rajonal te Gjirokastres, si dhe pjestare te familjes polake me gervishtje te lehta.