Një ngjarje e trishtë ka ndodhur pasditen e kësaj së marte, ku një i ri 28-vjeçar është gjetur i pajetë në një arë në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e
Sipas Policisë, i riu me inicialet K.P. dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 15:20, në fshatin Boriç i Madh, në një arë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, njofton Policia.




