Një banesë është djegur në fshatin Golaj të Hasit, gjatë orëve të natës.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëses, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, duke shkrumbuar gjiçka brenda banesës.
Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndi elektrike. Familja e S. M. pas djegies së banesës, ka ngelur në qiell të hapur.