EMRI/ Humb jetën në aksident ish-kryetari i komunës Livadhja

Jugulajm.net
0 Min Read

Irodhi Dalani ka humbur jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Karahaxh, ku automjeti i tij është përplasur me një tjetër mjet në aksin rrugor Sarandë – Delvinë.

Pavarësisht se është dërguar për mjekim drejt Janinës, Irodhi nuk ka mundur të mbijetojë. Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.

Share This Article