Nxenesit e shkolles 9- vjeçare “7 marsi” ne qytetin e Tepelenes jane te ekspozuar karshi temperaturave te acarta disa grade nen zero.
Kaldaja e instaluar prej 1 viti ka dale jashte funksionit e per pasoje, nxenesit e kesaj shkolle privohen nga ngrohja duke zhvilluar procesin mesimor te veshur me xhupa. Jemi interesuar tek kjo shkolle per te marre informacion por ka qene e pamundur pasi drejtoresha e shkolles Enkelejda Qibini ne kundershtim me te drejten e informimit, dha urdher qe mos te jepej asnje informacion per kete situate e jo vetem kaq, por dhe instruktonte nxenesit qe dilnin nga shkolla ne pushimin e gjate qe te thoshnin se ne shkolle ka ngrohje.
Nderkaq ata nxenes qe i kane shpetuar ketij veprimi skandaloz prej drejtoreshes Qibini kane mundur te thone te verteten. Kemi kerkuar sqarime nga Zyra Arsimore per kete problematike por e kemi pasur te pamundur.
Nderkaq prinderit e femijeve jane ata qe kane cuar zerin per kete problem. Ata denoncojne faktin e mungeses se ngrohjes dhe jo vetem por edhe ate qe drejtoresha e shkolles Enkelejda Qibini u ka kerkuar nxenesve nga 20 mije leke secili per te blere furnela ngrohese cka eshte nje tjeter skandal qe meriton hetim nga Krimi Ekonomik ne Tepelene.