Arrestohet shoferi 42-vjeçar, përplasi për vdekje 40-vjeçarin në aksin “Tepelenë-Memaliaj”

Jugulajm.net
1 Min Read
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se përplasi me makinë për vdekje një 40-vjeçar nga fshati Mamaj.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, pasi dyshohet se përplasi me automjet, shtetasin B. B., 40 vjeç, banues në fshatin Memaj, i cili për pasojë humbi jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Share This Article