Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku u mësua se mamaja e Rigels Kasos u gjet e pajetë në banesë.
Kujtojmë se, Rigels Kaso, është 42-vjeçari, që para një viti u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit.
Deri më tani dyshimet janë se ajo mund të jetë vetëhelmuar.
Megjithatë policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.




