Me urdhër të SPAK është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje biznesmeni Orest Sota.
Po ashtu bëhet me dije se është vendosur masa “arrest me burg” për biznesmenët Artur Shehun dhe Ilir Shtufin.
SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim i parave në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal.




