Një person dyshohet se është marrë peng mesditën sotme pranë një karburanti në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve të para, mësohet se personi në fjalë, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është futur me forcë brenda një automjeti, i cili është larguar me shpejtësi të madhe.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa janë identifikuar autorët të cilët janë vënë në ndekje nga policia.