Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Sipas policisë, i mituri i arrestuar ka goditur më thikë bashkëmoshatarin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz.
Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.