Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik.

Mësohet se shtetasi P.N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë.

Si pasojë raportohet se këmbësori ka ndërruar jetë. Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedural, ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.