Një aksident rrugor u regjistrua pak minuta më parë në aksin kombëtar Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan, ku u përfshinë dy automjete.
Sipas burimeve paraprake, në aksident u përfshi një mjet tip Ford me targë AA240GE, i drejtuar nga shtetasi Leonard Begolli, 64 vjeç, dhe një automjet tip Mercedez Benz me targë AB896TC, në pronësi të Alen Preçit.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona, përfshirë të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Burime nga personeli mjekësor konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, dhe po punohet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.