Pas tërmetit 5.3 të shkallës Rihter në Follorinë që tronditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, Maqedoninë por edhe Shqipërinë, një paralajmërim ka ardhur nga drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, në Greqi, profesori Akis Tselentis.
Duke komentuar ecurinë e sekuencës pas tërmetit, Tselentis vuri në dukje se nga të dhënat e deritanishme, ai i mbrëmshmi ishte tërmeti kryesor, çka nënkupton se lëkundjet e tjera ishin pas lëkundje të tërmetit 5.3 rihter.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se për shkak se thellësia fokale të cekët të këtij tërmeti, sekuencat e lëkundjeve do të vazhdojë për një kohë të gjatë “madje edhe për ditë, ndoshta javë”.
Siç tha ai paraditen e së hënës për “SKAI”, mundësia për një tërmet më të madh është shumë e vogël dhe vuri në dukje se arsyeja pse dridhja është bërë kaq e ndjeshme është sepse ka ndodhur shumë afër sipërfaqes.
“Është një çarje në perëndim të Follorinës që nuk dihej, ishte vetëm një degë e thyerjes që dihet. Por ajo që më shqetëson është se ne kemi pasur një histori të rëndë në zonë disa vite më parë. Domethënë në vitin 1994 kishim tërmet 5.9 afër 6 Rihter 40 km nga Follorina nga një çarje tjetër”, theksoi profesori.
Ai shtoi se zona përreth jep tërmete të forta duke treguar se në nëntor të vitit 1967 ka ndodhur një tjetër, tërmet 6.6 Rihter.