51-vjeçari plagoset duke punuar, dërgohet urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 51-vjeçar është plagosur ditën e sotme gjatë punës në uzinën e ferrokromit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Ende nuk dihen rrethanat sesi është plagosur, ndërsa 51-vjeçari është  dërguar urgjentisht për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve”-njofton policia.

Share This Article