Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me procesin që po zhvillohet në gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Po ç’i keni mo këto budallalliqe! Në ka shkelur Kushtetutën shkarkojeni, por jo për metafora!
Cfarë do të thuash : Merrni sfurqet dhe kosoret?
Ikni mo pyesni zyshëm e letërsisë të fillores!
Pse kur i thotë mami çunit : Ta prefsha kokën! Pse ashtu në kuptim të parë merret, sikur vërtet do t’i presi kokën???
Ose kur i thotë dashnori dashnores: Ta hangsha syrin! Dashnores i bëhet qejfi mo! Nuk shkon në polici të denoncojë robin e Zotit me akuzën se ka dashur t’i hajë vërtet syrin!
Po t’i lemë këto budalliqe sepse në filozinë e shprehjes një student po arsyetoi kështu unë e nxjerr jashtë nga penxherja!” -shkruan profesor Fuga.