BE nxit hetimin e aferës së inceneratorëve në parlament

Jugulajm.net
1 Min Read

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në një postim në Twitter, për zgjatjen e afateve të punës së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët deri më 25 shkurt.

“E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” – shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Share This Article