Nje 58 vjeçar eshte proceduar nga uniformat blu, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarrin e djeshem ne lagjen ”Zinxhira” te Gjirokastres.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke punuar në lagjen “Zinxhira”, ka shkaktuar zjarr nga pakujdesia dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë.