Zjarr masiv ne pyjet e fshatrave “Andon Poçi” e Hundkuq, Bashkia Gjirokaster. Zjarri ka nisur te behet agresiv rreth ores 21:30, cka detyroi forcat zjarrfikese te Gjirokastres, qe te shkojne ne vendngjarje.
Flaket jane te shperndara ne dy vatra aktive, të përhapura në dy kodra të ndryshme. Ndërhyrja me automjete zjarrfikese është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.
Për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përfshirë nga flakët, situata është vlerësuar serioze, çka jane angazhuar te gjitha forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Aktualisht, forcat zjarrfikese po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave te banuara.




