Aksident, “Benzi” përplaset me “Zetorin”, plagoset drejtuesi

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj së premteje në aksin rrugor “Fier–Berat”, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz”, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit bujqësor ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article