Duke nisur nga dita e nesërme vendi ynë do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu.
Meteorologia e Meteoalb Lajda Porja tha se dita e mërkurë dhe e enjte do të sjellë intensifikim të reshje në formë rrebeshesh, kryesisht në zonat veriore dhe pak në jug dhe në qendër.
E premtja që përkon me Ditën e Verës do sjellë ndërprerjen e reshjeve, ndërsa të shtunën dhe të dielën ka sinjale të rikthimit të reshjeve. Do jetë një 10 ditësh me reshje që sjell masa ajrore të ngrohta por të lagështa.
Problematike do jetë parametri i erës; që nesër pritet forcim i erës, që do të arrijë në 70 km në orë në zonat bregdetare duke nisur nga dita e nesërme.
Parashikohen temperatura të larta; vlerat minimale do të rriten edhe në zonat malore, temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 22-23 gradë, duke shënuar vlera 4 gradë më të larta se mesatarja e muajit mars.