Arrestohen 2 shoferë nga Gjirokastra dhe Lazarati, ishin të dehur në timon

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 60 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. M., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article