Një 32-vjeçar u arrestua në Tepelenë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në Tepelenë, dhe u vu në pranga shtetasi K. Q., 32 vjeç, banues në fshatin Luzat.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 07.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.