Specialistët për Hetimit e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 38 vjeç, banues në fshatin Nivan, Zagori, pasi në fshatin Sheper ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Xanës” dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.